Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas sherri me thika në Dibër/ Ka të plagosur

Postuar: 21/09/2018 - 22:55

Një konflikt pronësie ka shkaktuar përplasje me thika midis kushërinjve në fshatin Ostren i Madh të Bulqizë.

 Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 38 vjeçarin me iniciale V.M, banues në këtë fshat pasi ka plagosur me thikë shtetasin Sh.M, 52 vjeç de djalin e tij A.M., 16 vjeç.

52 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u transportua me urgjencë nga Bulqiza, ndërkohë që 16 vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë dhe pas ndihmës mjekësore ka lënë spitalin.

Policia sqaron se "rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi V.M ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit Sh.M., 52 vjeç, lindur e banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup , i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë. Si dhe ka plagosur lehtë shtetasin A.M., 16 vjeç, djalin e shtetasit SH.M., i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali".

Gjithashtu po gjatë konfliktit shtetasi A.M., ka plagosur lehtë shtetasin e arrestuar V.M., ku ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje".

Në cilësinë e provës materiale është marrë dhe sekuestruar arma e krimit (thika me të cilën autori ka kryer plagosjen e shtetasit Sh.M).

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 18:40

Këtë të enjte janë sekuestruar 36 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni për  kapjen e sasisë së lëndës narkotike është zhvilluar në Sajadhe të Igumenicës.

Postuar: 23/05/2019 - 18:37

 36 mijë gjimnazistë janë në ankth për mbarëvajtjen në provimet e Maturës Shtetërore.

Postuar: 23/05/2019 - 18:12

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone të Italisë ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi ak

Postuar: 23/05/2019 - 17:49

Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimi

Postuar: 23/05/2019 - 17:37

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe

Postuar: 23/05/2019 - 17:23

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe Nënkryetari Denar Biba, pritën në

Postuar: 23/05/2019 - 17:07

Operacioni më i rëndësishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy trafi