BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj
x

Aktualitet

Plas sherri në autobusin e ‘Tiranës së Re’, nxirret me forcë jashtë një person pasi u nxorri thikën pasagjerëve

Plas sherri në autobusin e ‘Tiranës së Re’, nxirret

Një skenë dhune është regjistruar ditën e sotme në një nga linjat e urbaneve në kryeqytet. Dy burra kanë nxjerrë me forcë nga urbani i “Tiranës së Re” një qytetar, i cili thuhet se po kërcënonte dikë në autobus.

Nga pamjet e publikuara nga JOQ shihet sesi qytetari nuk dëshiron të dalë nga urbani. Një dëshmitar i ngjarjes shkruan se agresori ka nxjerrë edhe një thikë, që ka tmerruar të gjithë pasagjerët, të cilët kanë dalë jashtë. Dëshmitari shton se personi i nxjerrë jashtë me forcë dukej  dehur. Në urban kishte edhe fëmijë, të cilët filluan të qanin pas këtij incidenti.

Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin të tilla skena, mirëpo ajo që është më shqetësuese është se po shtohen dita-ditës.

Deshmitari shkruan: “Pershendetje JOQ Kete Personin Qe E Nxorren Jasht Nxorri Nje Thik Te Madhe Ne Autobuz Duke Sulmuar Dike Ishte I Pir Te Qe t gjith Dolen Jasht ..Kishte e Shum Femij Te Vegjel e fillun tu qajt nrml se u trmeben .. Se ca bohet kshu se di. Te urbani i Tiranes se Re””