BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Aktualitet

Plas sherri në studio, trajneri shqiptar fyen gazetaren: Ti je për pastruese!

Plas sherri në studio, trajneri shqiptar fyen gazetaren: Ti je për

Debatet ndonjëherë dalin edhe nga kontrolli dhe kalojnë në ofendime personale mes palëve. Kjo ka ndodhur edhe me trajnerin e ekipit të Llapit në Kosovë,Tahir Batatina i cili në studio nuk ka duruar dot teksa moderatorja Qëndresa Krelani i ka kërkuar se cilat janë objektivat e Llapit pas rezultateve të dobëta.

Tekniku Batatina është kundërpërgjigjur ashpër duke i thënë gazetares se duhet të merret vetëm me palosjen e gazetave apo për të pastruar, pasi nuk është e aftë të analizoj futbollin.

“Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke rezultate të tilla (të dobëta); cilat janë objektivat? A është Evropa?” e pyeti Krelani trajnerin e Llapit”, ishin fjalët e gazetares Krelani.

Kundërpërgjigja e trajnerit Batatina: “Ti nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës? Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe… Në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… Po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta.
Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja”.

Por, edhe Krelani vazhdoi debatin: “Niveli juaj si trajner është minus zero. Po t’i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarë) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak”.