Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas skandali/ ‘Koka’ e celulës terroriste u arrestua në Shqipëri, si ‘e ndihmoi’ gruaja e Fullanit dhe gjyqtari i njohur që të arratisej (DOKUMENT)

Postuar: 23/10/2019 - 19:30

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një konferencë të jashtëzakonshme zbuloi sot se falë një pune të mirë organizuar u arrit që të shkatërrohej një celulë terroriste iraniane që planifikonte sulme në Shqipëri.

Sipas tij, një celulë terroriste në 2018, kishte planifikuar një akt të kësaj natyre drejtuar muhaxhedinëve.

“Koka” e planifikimin të aktit të sipërpërmendur, sipas Ardi Veliut është Abdulselam Turgut, një emër i njohur për autoritet shqiptare, pasi në vitin 2011 është arrestuar në aeroportin e Rinasit, për llogari të drejtësisë gjermane. Në atë kohë, Turgut ishte në kërkim edhe nga 5 shtete europiane.

Pas vënies në pranga nga autoritetet shqiptare, Prokuroria e Përgjithshme kishte paraqitur në Gjykatë kërkesën për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të sigurimit “arrest ne burg me afat 40 ditë” për efekt të ekstradimit të tij drejt Gjermanisë.

Por, një vendim i Gjykatës së Apelit kryesuar nga Gjin Gjoni, vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, Abdulselam Turguti është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit drejt shtetit gjerman, por shtetasi turk nuk u gjet më në banesë. Ai ishte arratisur nga shteti shqiptar duke përdorur identitet të rremë.

Edhe pse Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, kjo e fundit në vitin 2012, në një vendim me Gani Dizdarin kryesues, dhe katër anëtarë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, gjykuan se vendimi Gjykatës së Apelit kishte qenë i ligjshëm me masën 'arrest shtëpie' për turkun një vit më parë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 23:57

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Shtëpez, të Gjirokastrës, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën e një muratori.Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të l

Postuar: 20/11/2019 - 23:45

Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka deklaruar se klienti i tij nuk mund të jetë kurrsesi një b

Postuar: 20/11/2019 - 23:15

Edhe gjatë ditës së enjte vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradi

Postuar: 20/11/2019 - 22:50

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas takimit të presidentit Ilir Meta me ish

Postuar: 20/11/2019 - 22:44

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar një histori personale teksa në emision po flitet për sigurinë r

Postuar: 20/11/2019 - 22:38

Avokati, Dritan Jahaj ka hedhur poshtë akuzat ndaj Arbër Çekajt se ai është një bos droge.

Postuar: 20/11/2019 - 22:30

Gazetari Arsen Rusta ka deklaruar se kompania e Arbër Çekajt, ku u gjetën 613 kg kokainë në Mamin