Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas skandali me shpërblimet e tërmetit në Shqipëri, ja çfarë ka ndodhur me anëtarët e Komisionit të Verifikimit dhe Vlerësimit

Postuar: 12/01/2019 - 13:52

Pas skandalit të publikuar në Fiks Fare në lidhje me shpërblimet  e familjeve të prekura nga tërmeti në Bashkinë Mat, specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.VP Dibër kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas nga Burreli.

“Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve, nga Burreli.

Procedimi nisi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe bazuar në materialet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Këta shtetas dyshohet se duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë Mat kanë përzgjedhur në mënyrë selektive  qytetarët përfitues për  dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 11 korrik 2018 në Bashkine Mat.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

Kujtojmë që tërmeti i datës 11 gusht 2018 me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dëmtoi rreth 400 banesa në rrethin Mat. Bashkia Mat hartoi listat me familjet të cilat ishin prekur dhe duhet të merrnin një dëmshpërblim, ku nga 400 familje në prefekturë u dërguan për dëmshpërblim vetëm 100 prej tyre. Edhe pse në të vërtetë Këshilli Bashkiak e kundërshtoi listën e përpiluar nga Bashkia Mat, kjo e fundit nuk ngriti më komision për rivlerësim, duke miratuar listën fillestare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 20:31

Lëvizja Vetëvendosje në zonën e Podujevës ka vendosur shqiponjën e famshme metalike tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit.

Postuar: 16/06/2019 - 20:23

Pas sherrit me thika pasditen e sotme në Korçë policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Postuar: 16/06/2019 - 19:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur me sende të fort

Postuar: 16/06/2019 - 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në njësinë administrative Vergo të Sarandës, ku një punonjëse ësh

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë z

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.