BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Aktualitet

Plas skandali, spitalet dhe laboratorët privatë “rrjepin” qytetarët, ofrojnë analiza për Covid-19 në shkelje flagrante

Plas skandali, spitalet dhe laboratorët privatë “rrjepin”

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka rritur interesimin e qytetarëve shqiptarë për të kryer testin. Duke përfituar nga ky rast, spitalet private, por edhe disa laboratorë në vend po “rrjepin” qytetarët shqiptarë, duke ofruar në mënyrë të paligjshme analizën e koronavirusit.

Ligjërisht, kjo lloj analize mund të kryhet vetëm nga strukturat shëndetësore shtetërore, më konkretisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Asnjë laborator tjetër në Shqipëri, apo spital privat nuk e ka licencën dhe mundësinë për te zbuluar te infektuarit nga koronavirusi. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini u shpreh mëngjesin e sotëm se të gjitha mostrat që merren nga personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore transportohen drejt ISHP, i cili sipas saj është i vetëm laborator në vend që është licencuar nga OBSH për kryerjen e analizës së COVID-19. Në një intervistë në “Vizion Plus” Tomini shtoi më tej se të gjithë spitalet dhe laboratorët provat po përfitojnë para në mënyrë abuzive përmes një analize gjaku nëpërmjet antikorpeve duke pretenduar se ajo vërteton nëse personi është i prekur nga Covid 19 apo jo, duke theksuar se ky lloj testi është i paligjshëm dhe i palicencuar nga OBSH. “Çdo mostër për çdo rast të dyshuar transportohet në ISHP dhe është laboratori i vetëm në nivel kombëtar për diagnozën e CODIV-19, laborator i certifikuar nga OBSH. Sigurisht që është një test tjetër që është testi i shpejtë, për pak minuta, test i cili mat nga ana sterologjike nivelin e antikoperve. OBSH-ja licensinimin për test për COVID-19 e ka në kuadrin e PCR me tampon nazo-faringial. Testet e tjera të pa certifikuara nga OBSH”, tha Tomini.

Qytetarët të përfshirë nga paniku për të parë nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi i janë drejtuar spitaleve private duke paguar shuma të mëdha. Por shefja e epidemiologjisë theksoi se ISHP është i vetmi laborator që ka tagrin e tillë për analizën e COVID-19 dhe se qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve. “Asnjë laborator privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar në laborator në ISHP. ISHP-ja ka eksluzivitetin për të dhënë diagnozën e një analize të tillë”, u shpreh shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini.