BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

Plas skandali, Spitali Amerikan ofron teste për Covid-19 në shkelje flagrante, Agjencia e Barnave i jep goditje të fortë

Plas skandali, Spitali Amerikan ofron teste për Covid-19 në shkelje

Plas skandali me analizat për Covid-19. Për shkak të panikut të krijuar shumë qytetarë po vrapojnë për t’u testuar nëse janë infketuar nga ky virus. Kjo gjë po shfrytëzohet mjaft mirë nga spitalet private, të cilat po ofrojnë dhe teste. Një ndër këto spitale është dhe Spitali Amerikan. Është agjencia “BIRN”, ajo e cila ka kryer një investigim duke treguar se si po abuzohet. Sipas Agjencisë së Barnave dhe ISHP, testi i Covid-19 bëhet vetëm në shtet dhe asnjë institucion privat nuk është i certifikuar. “Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19”, thuhet në reagimin  Agjencisë së Barnave.

Sipas BIRN, aktualisht testet realizohen në laboratorin e ISHP-së, por më 25 mars, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, drejtori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu tha se institucioni që ai drejtonte i kishte mundësitë të bënte testime masive. Ai tha se kishin një pajisje që mund të bënte më shumë se 4 mijë teste në ditë dhe se po priteshin reagentët për të filluar testimet nga data 30 mars. Allajbeu nuk foli për kostot, por një ditë më vonë, Albana Daka, një prej mjekeve të Spitalit Amerikan dhe përgjegjëse për laboratorin, i bëri publike kostot e mundshme të një testi për COVID-19. “Nëse një pacient do ta bëjë në mënyrë private, shkon nga 150 në 350 euro,” tha ajo.“Testet bëhen në laboratorë që konsiderohen laboratorë të sigurisë së lartë,” shtoi Daka. Me gjithë ofertën e bërë tashmë publike nga Spitali Amerikan, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha në një konferencë për shtyp të shtunën se edhe pse po shikoheshin mundësitë për ta zgjeruar rrjetin laboratorik që teston për COVID-19, ky zgjerim pritej të shkonte drejt publikut dhe jo privatit. Ajo shtoi se nëse do lindte nevoja, testet mund të bëheshin në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më tej në spitalin “Shefqet Ndroqi”. “Jemi duke parë aftësitë e testimit në dy laboratorë të tjerë publikë, në QSUT dhe Shefqet Ndroqi,” tha Bino. “Do të shikojmë edhe mundësinë e testimeve të tjera në vende të tjera, pra laboratorë publikë. Qytetarëve t’u ofrojmë teste që janë të ndjeshme,” shtoi ajo, ndërsa theksoi se veç testeve duhej edhe vlerësimi klinik prej mjekëve.

Bino gjithashtu sqaroi se nuk kishte ende një vendim nga autoritet shëndetësore nëse testet për koronavirusin e ri mund të realizoheshin në spitale private. “Përsa u përket spitaleve jopublike, akoma nuk ka një vendim në lidhje me këtë gjë. Komiteti është duke e vlerësuar për mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim, nëse do të mundet, pasi të jetë bërë vlerësimi”, tha ajo, duke theksuar nevojën e certifikimit të laboratorëve. “Instituti i Shëndetit Publik ka laboratorin e referencës. Është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë. Është i vetmi laborator i licencuar për këtë sëmundje”, theksoi Bino.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu tha se spitali ishte certifikuar një vit më parë për të kryer testet për SARS, një sëmundje e ngjashme me Covid 19, dhe se mbi këtë bazë spitali kishte kryer deri së fundmi teste të stafit dhe të urgjencave. “Në rast se dikush ka ardhur në urgjencën tonë për probleme kardiake dhe ka pasur temperaturë, i është bërë edhe testimi,” tha Allajbeu, duke shtuar se nga këto teste nuk kishte pasur asnjë pozitiv dhe se për këtë arsye, ato nuk ishin raportuar pranë ISHP-së. Allajbeu tha se pavarësisht nëse kishte apo jo mundësi spitali, ata duhej të prisnin vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të filluar apo jo testimet. Ligji parashikon se në raste epidemish, laboratorët duhet të certifikohen dhe vendimmarrja për këtë duhet të jetë e centralizuar. Allajbeu tha se laboratori i tyre i plotësonte kushtet, por vendimmarrja për këtë ishte e qeverisë. Sipas drejtuesit të Spitalit Amerikan, vende të ndryshme kishin bërë decentralizim të testimeve për të testuar sa më shumë banorë, por shtoi se vendimi mbi strategjinë i përkiste Ministrisë së Shëndetësisë dhe ata do t’i zbatonin këto vendime.

Ndryshe nga Allajbeu, mjeku Pëllumb Pipero i tha BIRN se laboratorët duhej të ishin certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe se në këtë moment, nuk kishte një vendim për të zgjeruar testimet dhe se ai nuk e shihte këtë të nevojshme. “Qeveria, nëse e sheh të nevojshme, të rrisë kapacitetet. Mund të zgjerohet me një laborator tjetër të certifikuar, por vetëm nën kontrollin e shtetit”, tha Pipero. Ndërkohë, ai e cilësoi si të parealizueshme idenë e 4 mijë testeve në ditë të pretenduara nga Spitali Amerikan. “Ne kemi bërë maksimumin e testeve, nuk ka mundësi për të bërë më shumë teste. Është e vështirë të mblidhen 4000 tampone në një ditë” tha Pipero, duke nënvizuar se veç testimeve bëhej dhe hetimi epidemiologjik i rasteve pozitive.

Ai shtoi se edhe në rast se do të kishte zgjerim, ai duhej të bëhej nën kontroll të plotë të ISHP-së, pasi ishte e vetmja mënyrë për të shmangur konfuzionin. “Megjithatë, qeveria nëse e sheh të nevojshme të zgjerojë testimin, mund të gjejnë një formë për të bërë këtë”, tha Pipero.