BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Plasin grabitjet në qarkun e Elbasanit, banda e hajdutëve që vodhën marketin në Librazhd godet edhe në Belsh, ja dyshimet

Plasin grabitjet në qarkun e Elbasanit, banda e hajdutëve që

Nuk kanë të ndalur grabitjet e dyqaneve në qarkun e Elbasanit, pas Librazhdit vjedhja e radhës është regjistruar natën e së mërkurës në të gdhirë të së enjtes në qytezën e Belshit. Ishte ora rreth 01:30 e mëngjesit kur dy persona kanë vjedhur me thyerje një dyqan, i cili ndodhet pranë qendrës së Belshit. Grabitja e mëngjesit të djeshëm në Belsh është e njëjta skemë si ajo e vjedhjes së dy marketeve dy ditë më parë në Librazhd. Hajdutët kanë vepruar me shpejtësi, ku edhe pse sinjali i alarmit ka rënë hajdutët kanë vepruar qetësisht duke marrë nga ky biznes një shumë të konsiderueshme monetare si dhe sende me vlerë. Hajdutët të cilët kanë hyrë në dyqan dhe kanë kryer grabitjen kanë qenë dy, ndërsa për tu larguar janë ndihmuar nga një person tjetër. Grabitësit, ashtu si në vjedhjet e marketeve në Librazhd edhe në këtë rast nuk janë frikësuar aspak nga rënia e sinjalit të alarmit dhe kamerat e sigurisë. Pasi kanë vjedhur çfarë kanë mundur, personat me maskë e kapele janë larguar me automjetin që e kishin parkuar fare pranë biznesit, ku edhe kryen vjedhjen. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe paraprakisht burimet thonë se uniformat blu kanë rënë në gjurmët e njërit prej autorëve të kësaj bande, të cilët sipas policisë veprojnë në mënyrë mjaft të mirëorganizuar. Nuk janë bërë të ditura nga policia detaje rreth kësaj vjedhjeje, si dhe nuk dihet vlera e mallit të marrë nga ky biznes prej hajdutëve, të cilët ishin të maskuar. Vjedhje të kryera në biznese me kushte sigurie kaq të mëdha duken të pabesueshme, por në qarkun e Elbasanit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Grupi i grabitësve të mirëorganizuar

Ashtu si në vjedhjen e qytetit të Librazhdit edhe gjatë grabitjes së dyqanit në Belsh autorët kanë qenë të maskuar, të cilët pasi kanë marrë shuma monetare dhe materiale janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete me targa false. Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se është i njëjti grup hajdutësh që po bën namin me vjedhje në qarkun e Elbasanit. Policia ka dalë në përfundimin se hajdutët veprojnë në formën e grupit të strukturuar kriminal. Banda e hajdutëve ka qenë tejet e organizuar në hapjen me thyerje të dyerve të bizneseve dhe në vjedhjen e mallrave me vlerë, që ndodheshin në to. Mënyra perfekte e realizimit të vjedhjes ka shokuar pronarët e këtyre bizneseve dhe policinë. Vjedhësit kanë arritur t’i koordinojnë veprimet në mënyrë perfekte dhe me një shpejtësi mjaft të madhe. Në më pak se 3 minuta grupi i vjedhësve ka arritur të hapë dyert e një supermarketi dhe të një marketi pa ju trembur rënies së sinjalit të alarmit dhe kamerave të shumta të sigurisë të instaluara në këto biznese. Ndërsa në market ata kanë vepruar në një kohë rekord prej 3 minutash. Pasi kanë marrë mallin nga bizneset, e kanë ngarkuar në automjete dhe janë larguar për në drejtim të Elbasanit. Policia ka dokumentuar ngjarjet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Burime nga grupi hetimor thonë se vjedhjet e këtyre bizneseve po hetohen në një të vetme pasi dyshohet se janë po të njëjtët persona ata që kryejnë vjedhjet. Sipas policisë dy marketet janë grabitur në Librazhd, gjatë natës të së martës në të gdhirë të së mërkurës. Në marketet e shtetasve me inicialet A. K., dhe B. Q., persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme. Mësohet se uniformat blu të qytetit të Librazhdit kanë dokumentuar ngjarjen dhe po punojnë për kapjen e autorëve të vjedhjeve të këtyre bizneseve.