BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Aktualitet

Platforma e Metës me 14 pika dhe tryeza urgjente e thirrur nga Rama, ‘Zëri i Amerikës’: Ja çfarë bie në sy

Platforma e Metës me 14 pika dhe tryeza urgjente e thirrur nga Rama,

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot një platformë, që u ka nisur partive politike në fillim të prillit për një dialog mes tyre në përmbushje të 15 kushteve të Bashkimit Europian. Mes të tjerave, zoti Meta ka propozuar ngritjen e një Këshilli Politik, i cili mund të miratojë me konsensus unanim çdo ndryshim ligjor ose kushtetues në lidhje me reformën në drejtësi. Po sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, tha se reforma zgjedhore dhe reforma gjyqësore janë të domosdoshme dhe se duhen ndërprerë lojërat politike.

Presidenti i Shqipërisë. Ilir Meta, publikoi sot një platformë me 14 pika, që, sipas tij, iu shpërnda në fillim të prillit institucioneve qendrore dhe faktorëve politikë, duke kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj gjyqësore. Ajo që bie në sy është propozimi “për ngritjen e një Këshilli Politik ku duhet të bëhen me konsensus unanim çdo ndryshim ligjor e kushtetuese në lidhje me reformën në drejtësi” si dhe që ky Këshill të zgjedhë me mirëkuptim kryenegociatorin për antarësimin në BE”. Struktura e këtij Këshilli duket të jetë e ngjashme me atë për Reformën Zgjedhore, si një instiltucion që anashkalon parlamentin, duke qenë ai vendimmarrrësi kryesor.

Në pikat e tjera, krahas largimit të kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, presidenti propozoi që parlamenti të tërhiqet nga paketa antishpifje dhe ndryshimi i mënyrës së betimit për Gjykatën Kushtetuese.

Zoti Meta tha se për këtë platformë nuk ka patur asnjë reagim nga subjektet politike, por kryeministri Rama mohoi që ta kishte marrë ndonjëherë këtë platformë, por shprehu gadishmërinë të takohej me opozitën dhe me partnerët e Reformës në Drejtësi. “Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura” - tha zoti Rama.

Platformën e bërë publike sot, zoti Meta e kishte prezantuar dje gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit europian. Më herët gjatë ditës, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim, tha se reformat zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe se këto të dyja nuk janë për të bërë pazare. Ambasadorja Kim i bëri këto komente për mediat, para se të vizitonte një nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë. Ajo theksoi se SHBA dëshiron që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i saj dhe pjesë e familjes europiane, por këto nuk mund të arrihen pa kryer reformën zgjedhore dhe atë gjyqësore.

“Reforma zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, ashtu sikurse udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe një drejtësi ashtu si SHBA dhe populli shqiptar presin” - tha zonja Kim.

Edhe mbrëmë ambasadorja Kim, hodhi dyshime për përpjekje për të penguar Reformën në Drejtësi, përmes marrëveshjeve “prapa krahëve”. Ndërsa ambasadori i BE-së, Luigi Soreca theksoi më pas se “nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat” e Reformës./VOA