BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Plazhi bëhet “mollë sherri” mes dy vëllezërve në Radhimë, njëri prej tyre qëllon 5-6 herë në ajër me pistoletë, kapet në Vlorë

Plazhi bëhet “mollë sherri” mes dy vëllezërve

Zona e Radhimës është tronditur pasditen e djeshme teksa u dëgjuan të shtëna me armë në një hapësirë plazhi privat. Policia mundi të zbulojë se dy vëllezërit Benjamin dhe Eduart Kondi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për ndarjen e shezlongëve në territorin që zotëronin së bashku. Duket se të dy nuk kanë mundur dot të gjejnë zgjidhjen e kënaqshme dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës. 36-vjeçari Eduart Kondi ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë 5-6 herë në ajër. Fillimisht, u raportua se nga të shtënat kishte mbetur një person i plagosur, po për fatin e mirë, uniformat blu të Vlorës konfirmuan se nuk pati asnjë person të dëmtuar apo të plagosur. Me të dëgjuar të shtënat, pushuesit janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar gjakderdhjes së mundshme të sherrit. Sipas dëshmitarëve, dy vëllezërit Kondi janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja për t’u fshehur. Pas më shumë se 1 ore, Eduart Kondi është arrestuar në qytetin e Vlorës në apartamentin e tij në Lungomare. Policia e qytetit bregdetar bëri me dije gjithashtu se për të zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur dje në Radhimë janë shoqëruar 9 persona.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
“Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes dy vëllezërit janë larguar me shpejti, ndërsa kanë tmerruar edhe pushuesit në zonë. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar. Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes”, raportoi Policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur në Radhimë.
Vëllai i madh erdhi nga Anglia, i vogli i kapur në 2012 me armë pa leje
Në vazhdim të raportimit për zbardhjen e plotë të ngjarjes së djeshme, mediat zbuluan se Benjamin Kondi ishte kthyer nga emigrimi në Angli vetëm një ditë para ngjarjes. Ai kishte ardhur posaçërisht për të vendosur ndarjen zonës së përbashkët të menaxhimit të plazhit me vëllain e tij Eduartin. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.
Dëshmitë e pushuesve: Dikush erdhi nga parkimi dhe filloi të qëllonte
Pas ngjarjes tronditëse, disa prej pushuesve u përgjigjën për mediat se dëgjuan 5-6 të shtëna arme dhe u larguan me shpejtësi. Ata nuk e fshehën frikën për atë se çfarë ndodhi.  “Shumë të shtëna dëgjuam, 5-6 herë. Njerëzit u larguan me vrap, unë kisha çupën me gjithë djalin dhe u larguam. Të tjerët u fshehën pas lokalit. Shumë njerëz kishte”, deklaroi një pushues. Bashkëshortja e këtij qytetari u shpreh se me të dëgjuar të shtënat i kërkoi së bijës që të largohej bashkë me nipin.  “Këtu isha me burrin, çupën dhe nipin. I thashë vajzës: ‘Merr djalin dhe ik’. U shqetësuam shumë. Disa herë shtiu. Policia erdhi shpejt dhe ambulanca. Të frikësuar jemi, nuk mund të rrimë më këtu. Jemi nga Kuçova”, tregoi gruaja. Një turiste huaj shtoi se një person erdhi nga zona e parkimit të plazhit dhe filloi të qëllonte me pistoletë. Ajo tha gjithashtu se 5-6 persona u larguan menjëherë nga bari i lokalit. “5-6 persona ikën nga bari. Dikush që erdhi nga parkimi dhe filloi të shtënat. Kemi pak frikë, por tashmë ndodhi. Jemi me pushime për herë të parë këtu”, tha qytetarja e huaj për njërën prej mediave në vendin tonë.
Prefekti i Vlorës: Vëllezërit Kondi nuk janë pronarë, por nëna e tyre
Lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Radhimë, u shpreh dhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj. Ai e konsideroi incidentin mes vëllezërve Benjamin dhe Eduart Kondi si ngjarje e veçuar që nuk e pengon zhvillimin e sezonit turistik. Për sa i përket pronësisë së hapësirës së plazhit, Mamaj shtoi se pronarë nuk janë dy vëllezërit, por nëna e tyre. “E cilësoj fragment të shkëputur, por nuk mund të prishë sezonin pasi të gjitha masat që janë marrë i japin  Vlorës dhe qarkut një mundësi për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë periudhës. Mund të them që vëllezërit nuk janë pronarë të stacionit të plazhit, është mamaja e tyre. Dhe kanë pasur motivet që janë grindur si vëllezër”, deklaroi prefekti i Vlorës për një media.

Më të lexuarat