BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

“Plehrë e shoqërisë shqiptare, të varet në litar”/ Mes dhimbjes së madhe, shpërthen babai i 23-vjeçares që u vra nga ish-burri dhe nuk lë gjë pa thënë: Ma rrëmbeu të vogël dhe...

“Plehrë e shoqërisë shqiptare, të varet në

Vrarja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj i ka tronditur të gjithë. Ndërkohë një dëshmi e rëndë vjen nga babai i 23-vjeçares.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit.

Ai tha se ish-dhëndri e kishte rrëmbyer që të vogël dhe pa dëshirën e tij vajzën, dhe pas shumë vitesh e kishte tradhtuar. Ndaj vajza sipas tij kishte kërkuar të largohej nga ajo banesë, por ish-burri e kishte kërcënuar me armë. Madje për këtë arsye ai kishte përfunduar në burg, por më pas kishte dalë i lirë për shkak të një raporti mjekësor. Babai i viktimës bën fajtor prokurorin e çështjes por edhe mjekët që firmosen raportit.

“Ju falënderoj juve dhe i kërkoj falje gjithë opinionit publik fierak se më ka respektuar gjithë jetën time. Për fat të keq, si prindër, ne u larguam prej vitesh jashtë. Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin; ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijë tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte. Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë; Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh, pasi unë ndodhesha, vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehra e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma. E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time. Ky zoti Prokuror, zoti Çlirim, unë e denoncoj publikisht, dhe zotin Piro Sota. Meqë e liruan, le të përgjigjen ata për time bijë. Unë akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin?! Mbi të gjitha, kush janë këta mjekë që ndryshuan një deklaratë të tillë?! Që qenka i sëmurë dhe të bëjë atë akt që bëri, një krim në shtëpinë. Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit; të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën. Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Një mi që kalon në ato kanalet e ujërave të zeza”, tha ai.