BREAKING NEWS

Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Rrëshen, reagon Policia dhe jep detajet e para

Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë
x

Aktualitet

Plumb kokës punëtorit që po montonte kondicionerin në vilën tre katëshe, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Plumb kokës punëtorit që po montonte kondicionerin në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Punëtori i një objekti që po rikonstruktohej në “Myslym Shyr” është qëlluar me një plumb në kokë. Uniformat blu të kryeqytetit përmes informacioneve paraprake bënë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:30 dhe se punëtori u qëllua pranë objektit në rikonstruksion, në të cilin ai ishte duke rregulluar kondicionerin e një vilë tre katëshe që po rikonstruktohej. Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ndërsa është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit, por për arsye hetimore policia jep vetëm inicialet, L. V., banues në Tiranë. I plagosur nga kjo ngjarje e rëndë mbeti 26-vjeçari Indrit Çelaj, nga Mallakastra. Ai ishte duke punuar në vilën në rikonstruksion, së bashku me një punëtor tjetër, kur papritur një person ka ardhur me armë duke e qëlluar në kokë të riun. Sipas policisë autori dhe i plagosuri kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre, dhe më pas shtetasi L. V., ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur rëndë të riun, dhe më tej është larguar menjëherë nga vila. Ka qenë kolegu i tij që e ka çuar 26-vjeçarin në spital, nga ku mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome. Ai nuk është në gjendje për të dhënë dëshmi, çka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit

I plagosuri është gjendur i mbytur në gjak nga kalimtarë të rastit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas ai është transportuar me urgjencë për ndihmë më të specializuar për në Spitalin e Traumës. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve spitalore mësohet se aktualisht ai ndodhet në gjendje kome dhe nuk i është nënshtruar ende një ndërhyrje kirurgjikale. Në këto kushte ende nuk dihet nëse mund të ketë më shumë se një plumb në kokë. I riu është qëlluar pranë objektit që është në rikonstruksion, një ndërtesë tre katëshe në zonën e Mylsym Shyrit. Pas ngjarjes së rëndë policia nisi shoqërimet e para në polici, të personave që mund të jenë bërë dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë. Kanë qenë dëshmitë e tyre të cilët kanë ndihmuar policinë në identifikimin e autorit të plagosjes dhe 26-vjeçarin e plagosur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Plagosja e të riut pas një konflikti çasti

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit pas zbardhjes së plagosjes së 26-vjeçarit Indrit Çalaj bënë me dije se rreth orës 11:30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi Indrit Çelaj ka qenë duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit me inicialet B. K.. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin me inicialet L. V., ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit me inicialet L. V..

Elvis MYRTA