BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Aktualitet

"Po e mbulojnë me kthimin e karantinës", reagon ashpër mjeku: Qeveritë kanë dështuar me koronavirusin. Edhe OBSH jep udhëzime të ndryshme...

"Po e mbulojnë me kthimin e karantinës", reagon ashpër

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër.

Mjeku thotë se këtë dështim ata po e mbulojnë me kthimin e karantinës.

“Izolimi i njerëzve, karantina, është heqja e të drejtës kushtetuese të një qytetari. Për mua si mjek, karantina është dështim i politikave qeveritare. Kishin katër muaj kohë që qeveritë të merrnin masa për të bërë testime masive, kontrolle masive, për të bërë gjurmimin e sëmundjes dhe nuk e bënë. Njerëzit kanë filluar të protestojnë sepse janë të lodhur me këtë situatë.

Nuk i kemi të gjitha gjërat e qarta. Një studim i OBSH me 400 spitale në Europë nxori se katër mjekimet bazë që përdorim për Covid nuk kishin asnjë efekt në ruajtjen e jetës së të sëmurëve. Nga pikëpmja shkencore nuk i kemi gjërat e qarta, as OBSH vetë që jep udhëzime të ndryshme. Qeveritë duke mos investuar në gjurmimin dhe bërjen e testeve detyrohen të mbyllin popullatën. Duke mos dëshiruar të kenë humbje në jetë njerëzish se është një çmim i madh për qeveritë merren këto masa drastike si kufizimi i lëvizjes”, tha ai për Ora News.