BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Po i ndiqnin prej 6 muajsh, policia kap ‘mat’ dhe iu vë prangat dy personave në Mat, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim (Ja çfarë po bënin)

Po i ndiqnin prej 6 muajsh, policia kap ‘mat’ dhe iu vë prangat

Policia e Matit ka finalizuar operacioni e koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Mësohet se janë arrestuar dy persona me iniciale R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç.

Sakaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni i ndjekur me metoda proaktive prej 6 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Me finalizimin e operacionit u kapën dhe arrestuan dy shtetas, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohet një sasi vlerash monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas 6 muajsh hetime, të ndjekura me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "Ulëza", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike".