Aktualitet

“Po ikim në Greqi për të festuar Shën Valentinin”, çifti shqiptar ‘fundoset’ nga ajo çfarë Policia i gjen në portat e pasme të makinës (Detajet)

“Po ikim në Greqi për të festuar Shën

Një çift shqiptar janë arrestuar ditën e djeshme në Greqi me 15 kg marijuanë. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve. Nuk bëhet publike mosha e tyre.