BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Aktualitet

Po kalonte kufirin në Kakavijë, shoferi shtanget kur shikon se çfarë i gjejnë brenda kamionit me fruta

Po kalonte kufirin në Kakavijë, shoferi shtanget kur shikon se

Tetë afganë janë ndaluar nga policia kufitare në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Raportohet se Policia Kufitare e Kakavijës së bashku me doganën e Kakavijës dhe forcat e FRONTEX kanë kapur tetë shtetasit afganë të cilët kishin hipur në trajlerin e një mauneje e cila vinte nga Greqia, e mbushur me portokalle. Gjithë udhëtimin afganët e kanë kaluar duke ngrënë portokalle, ku për dy prej tyre ishin krijuar edhe probleme shëndetësore, të diarresë. 

Shoferi i kamionit është një 21-vjeçar nga Mali i Zi me inicialet B.R. Ai ka dëshmuar se nuk kishte dijeni që në trajlerin mbushur me portokalle të ishin edhe emigrantët e paligjshëm.

Kamioni është bllokuar ndërsa shoferi malazez po merret në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë mësohet se afganët po marrin trajtim shëndetësor dhe me ushqime, ndërsa do të deportohen në Greqi.