BREAKING NEWS

Aksident në Tiranë, 23 vjeçari përplas këmbësoren

Aksident në Tiranë, 23 vjeçari përplas
x
BREAKING NEWS

Acari ‘mbërthen’ vendin, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Acari ‘mbërthen’ vendin, ja çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

Ndodh mrekullia! Pas 29 orësh nën rrënojat e tërmetit, nxirret gjallë foshnja 2 muajshe (VIDEO)

Ndodh mrekullia!  Pas 29 orësh nën rrënojat e tërmetit,
x
BREAKING NEWS

Tërmeti i fuqishëm/ Të mbijetuarit me sytë nga rrënojat: Kam humbur 11 familjarë

Tërmeti i fuqishëm/ Të mbijetuarit me sytë nga
x
BREAKING NEWS

A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda
x
BREAKING NEWS

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon
x
BREAKING NEWS

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela
x
BREAKING NEWS

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e
x

Aktualitet

“Po kush ka qenë o beb?”/ Frika nga rivalët për vjedhjen e kokainës, zbardhet biseda e djalit të Çervenakut me të fejuarën: Qëlluam disa herë me armë por...

“Po kush ka qenë o beb?”/ Frika nga rivalët për

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Pjesa e dytë e dokumentarit:

Por siç ndodh në të tilla raste, porositësit e ngarkesës kanë dyshime se dikush po përpiqet t’ua grabisë mallin.

Shqetësim që vihet re edhe në një komunikim që Denilsoni ka me të fejuarën e tij, më datë 28 Shtator 2022, ku sipas Denilsonit, dikush është përpjekur të hapë një cep të ngarkesës, dhe dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga rivalët, që kanë dashur t’u grabisin mallin.

Ndaj për këtë arsye ata patrullonin të armatosur rreth shtëpisë në Frakull të Madhe. Ku në një moment, siç del nga të thënat e të fejuarës së tij, kishin qëlluar me armë edhe në ajër, për të trembur rivalët e tyre.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?

E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.

D. Ç: Kush ata?

E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.

D.Ç: Çar do bësh tani?

E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.

D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.

E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.