BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Aktualitet

Po lëvizte me 3 mina me telekomandë, prangoset 35-vjeçari nga Lezha në Pogradec, ja detajet e operacionit

Po lëvizte me 3 mina me telekomandë, prangoset 35-vjeçari nga

Policia e Korçës prangosi ditën e djeshme 35-vjeçarin Pavlin Çupi teksa iu gjetën në makinë 3 mina me telekomandë të lidhuraa me eksploziv C4. Drejtoria Vendore Policisë së Korçës bëri me dije nëpërmjet një njoftimi zyrtar se Çupi po hetohej prej disa javësh nga punonjësit e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve duke marrë informacion në rrugë policore. Uniformat blu kishin dijeni që 35-vjeçari po udhëtonte për t’i shitur këto materiale vrastare. Ndalimi i tij u bë pranë zonës së quajtur Enkelana në qytetin liqenor. Policia ka dyshime se Çupi punon për llogari të grupeve kriminale, por kjo mbetet për t’u hetuar në vijim. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Mercedez-Benz”, Çupi i kishte fshehur minat në bagazhin e makinës.Ai do të gjykohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit". Deri nuk ka informacione nëse Pavlin Çupi ka precendetë penalë.
“Remote”, në shkurt 2022 u kap një tjetër person me 3 mina me telekomandë
Sekuestrimi i lëndëve shpërthyese dhe arrestimi i personave që i zotërojnë shënoi rastin e dytë të këtij viti. Operacioni “Remote”, i nisur në fillim të 2022, arrestoi në shkurt 21 të këtij viti Ilir Burbuqin në Qafë-Pllocënë aksin Korçë-Pogradec. Burbuqit iu gjetën 3 mina me telekomandë. Nuk dihet nëse të dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në fushën e tregtimit të armëve dhe lëndëve shpërthyese.
Dhunohet polici në Dibër
Një punonjës i Policisë së Dibrës është kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletën e shërbimit në ajër pasi u dhunua nga dy persona. Ngjarja ndodhi dje në orën 13:35 në lagjen “Kamen” të qytetit. Sipas të dhënave, Dëfrim dhe Sakip Salkurti kanë dhunuar në bashkëpunim me sende të forta fqinjin e tyre, efektivin e zonës Mehdi Krosi, teksa ky i fundit po kthehej në shtëpi. Ata i kanë dalë përpara dhe e lënduan fizikisht Krosin. Efektivi nxori pistoletën duke qëlluar në ajër me qëllim frikësimin dhe largimin e dy agresorëve. Ai u dërgua në spital për t’u mjekuar dhe 20 minuta pas incidentit, policia mbërriti në vendngjarje dhe shpalli në kërkim agresorët Dëfrim dhe Sakip Salkurtin. Nga informacionet e marra, palët kishin konflikte personale të mëparshme mes tyre. Megjithatë, po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Dibër-  Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt”, bëri me dije Policia e Dibrës.