Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Po marrin në dorë tregun e heroinës dhe kokainës”, Drejtori i Agjencisë së BE jep alarmin për shqiptarët: Kërcënim domethënës

Postuar: 25/03/2019 - 13:57

Grupet shqipfolëse të kokainës po kërcënojnë Europën. Forcimi i grupeve kriminale që flasin shqip në vendet e BE dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës dhe kokainës në vende të ndryshme sa vjen e po i shqetësojnë më shumë autoritetet evropiane.

“Grupe të tilla që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës”, pohon për ‘monitor’ drejtori i agjencisë të BE për drogën Alexis Goosdeel.

Ai thotë se kanë të vështirë të gjejnë arsyet se pse këto grupe janë fuqizuar kaq shumë vitet e fundit, por një nga shpjegimet është natyra e tyre e dhunshme.

Goosdeel shton se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës, por gjithsesi disa episode si kapja e një laboratori të heroinës vitin e kaluar dhe 630 kg kokainës në Durrës dhe përvoja e vendeve të tjera sugjerojmë se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt.

Atë nuk e habit fakti se ndërtimi në Shqipëri mund të pastrojë para të grupeve kriminale. “Duke qenë se kjo ndodh kudo në botë, do të habitesha nëse nuk do ishte rasti me grupet e krimit të organizuar në Shqipëri”,

AI rekomandon se Shqipëria ashtu si vendet e tjera të BE duhet të ndjekë praktikat e moslejimit të blerjeve cash të apartamenteve dhe mallrave të tjera me vlerë të lartë.

Në Belgjikë p.sh askush nuk mund të blejë një makinë të përdorur me para cash. Agjencia e BE për drogat dhe Shqipëria do bashkëpunojnë në mënyrë më aktive për monitorimin e fenomenit të drogës në të ardhmen.

Në sajë të një marrëveshje pune të nënshkruar pak ditë në parë në Vjenë. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga drejtori i Agjencisë së BE për drogat Alexis Goosdeel dhe zv.ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besforf Lamallari, dhe zv,ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, Goosdeel thotë për ‘monitor’ se agjencia e BE për drogat do t’i japë asistencë teknike për krijimin e observatorit të drogave dhe sistemi i paralajmërimit të hershëm të drogave të reja.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 09:16

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Postuar: 25/06/2019 - 09:08

 Në prangat e policisë ka rëndë një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, p

Postuar: 25/06/2019 - 08:47

Identifikohet shqiptari i arratisur nga një burg ne Itali.

Postuar: 25/06/2019 - 08:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Senes të Divjakës ku një 42-vjeçar, b

Postuar: 25/06/2019 - 07:31

Dy nënkomisarë dhe një avokat janë arrestuar pasditen e djeshme në Fier pasi akuzohen se nëpërmje

Postuar: 25/06/2019 - 07:30

Dhjetë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Klodian Cirunën i akuzuar se nëpërmjet masht

Postuar: 25/06/2019 - 07:20

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në me