BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Po martonte djalin, kolegët me porosi të Adi Veliut i bëjnë efektivit të policisë atë që nuk e priste kurrë (VIDEO)

Po martonte djalin, kolegët me porosi të Adi Veliut i bëjnë

Punonjësit të Policisë së Shtetit, Sokol Qokajt kolegët i kanë bërë një surprizë të madhe teksa i kishte ftuar në dasmën e djalit të tij. Ata e kanë nderuar me  “Certifikatë për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen e detyrave gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Surpriza i është bërë nga kolegët e tij, me porosi të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu, ndërsa duhet thënë se në fytyrën e Qokajt ndjehet dukshëm gëzimi.

Njofton policia:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon punonjësit të Policisë z. Sokol Qokaj “Certifikatë për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen e detyrave gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Me mesazhin se njerëzit e punës e të ndershëm, pavarësisht gradave e pozicioneve vlerësohen po njëlloj, certifikata i është dorëzuar z. Qokaj gjatë ceremonisë së martesës së djalit të tij, duke e surprizuar atë dhe familjarët e tij.

Sokol Qokaj prej 35 vitesh punon në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku ka kryer detyra të ndryshme, të cilat i ka përmbushur me përkushtim, dinjitet e ndershmëri.