BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Aktualitet

Ç'po ndodh në Durrës? Arrestohet punonjësja e policisë, në pranga dy persona të tjerë (Detajet)

Ç'po ndodh në Durrës? Arrestohet punonjësja e

Punonjësja e policisë në DVKM Durrës, Arkodula Bane, është pezulluar nga puna për shpërdorim detyre.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për shtetasit;

– A. B., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

– L. M., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP Durrës kreu ekzekutimin e vendimit nr. 611, datë 04.10.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, e cila në funksion të procedimit nr. 1690/2022 ka vendosur masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj;

– Inspektor A. B., me detyrë punonjëse policie në DVKM Durrës, e dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për shtetasit;

– A. B., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

– L. M., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin, më datë 07.09.2022 kanë ndihmuar shtetasin M. B. t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare për të kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, duke udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të automjetit më të cilin udhëtonin.

Punonjësja e policisë A. B., e cila ishte e planizuar me detyrë në përpunimin e udhëtarëve, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për kontrollin e personave që udhëtonin në automjet, duke bërë të mundur që shtetasi M.  B. të kalojë kufirin. Ky i fundit është kapur më pas nga autoritetet e policisë italiane dhe është kthyer Inad.