BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Aktualitet

“Po ndodh për herë të parë”, shefja e ISHP del me reagimin e fortë

“Po ndodh për herë të parë”, shefja e ISHP del

Shefja e ISHP Albana Fico u shpreh në një intervistë për Eni Vasilin se situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit është e qëndrueshme.

“Situata në Shqipëri është e qëndrueshme. Covid-19 po na çudit të gjithëve. Sepse për herë të parë po shohim që mund të ketë një transmetim nga njeriu te kafshët. Me gjithë këto pikëpyetje, do ishte e parakohshme që unë të vendos data se kur do ndalet epidemia. Por situata e Shkodrës na tregoi se ne duhet të bëjmë më shumë thirrje për respektim të masave nga qytetarët”, tha Albana Fico.

Më tej Fico foli dhe për gjendjen e mjekëve Dhimitër Kraja e Roland Xhaxho të cilët u prekën vetë nga koronavrusi teksa shërbenin në vijën e parë të betejës me covid-19.

“Me profesor Lulin (i referohet mjekut Dhimitër Kraja) kam kontaktuar mbrëmë. Është negativ, është mirë, është me humor. Përsa i përket profesor Xhaxhos është i stabilizuar. Është një person i ditur dhe asnjë dyshim për mbarëvatjen e gjendjes së tij”, tha shefja e ISHP Albana Fico.