BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

‘Po numëronim sekondat këtë mbrëmje”, bëri testin e Covid-19 sëbashku me gruan e tij, gazetari publikon mesazhin special për Silva Binon

‘Po numëronim sekondat këtë mbrëmje”, bëri

Gazetari Ilir Kadia përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se i është nënshtruar testit për Covid 19, dhe së bashku me bashkëshorten e tij kanë rezultuar negativ.

Lajmin ua ka dhënë doktoresha Silva Bino, dhe Kadia përzgjedh fjalët më të veçanta për ta falenderuar për punën e saj

Kadia shton se telefonata me doktoreshë Binon, të cilën e njeh prej vitesh dhe e ka mikeshë, u mbyll shpejt, pa i dhënë të gjitha falenderimet që ajo meritonte për punën e saj.

Postimi i Kadias:

Silva Bino, e pagjumë! Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajm:Tamponët dolën negativ! Me gruan brenda vetes u hodhëm përpjetë! E falenderuam Doktoreshën dhe mikeshën tonë dhe i thamë me shpirt:Të kemi xhan! Se ashtu e kemi ka vite! Dhe s’jemi xheloz që s’e kemi vetëm ne! Se kush pati një hall shëndeti dhe Silva nuk ju gjend pranë! I njohur dhe i panjohur qoftë hallexhiu!

Ne numëronim sekondat këtë mbrëmje derisa të dilte përgjigja! Minutat mezi shtyheshin! Gjumi na rëndonte qepallat! Shih atëhere kur ishim gati të shtriheshim të raskapitur Silva Bino sjell kumtin e gëzuar!

E as t’a falenderojmë s’na jep kohë!Se kur ne po i dorëzohemi gjumit ajo vazhdon punën! Në këtë situatë të rëndë të pandemisë nuk ka punë më të vështirë se të drejtosh Institutin e Shëndetit Publik! Sytë e Shqipërisë janë nga ai institucion i mjekësisë tonë që prej Drejtoreshë Silvës me shoqe,prej pagjumësisë së tyre lehtëson dhimbjet e njerëzve tanë! Faleminderit Silva Bino me shoqe shumë! U paçim!

Më të lexuarat