Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Po përballemi me një epidemi agresive, kemi nga 10-15 veta çdo ditë", mjekët okulistë japin alarmin për gripin e syrit

Postuar: 17/07/2019 - 16:51

Mjekët okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet nga disa viruse dhe jep këto shenja.

“Pacienti çohet në mëngjes dhe sytë i ka flakë të kuq, ka sekrecione veshtullore që nuk i lejojnë hapjen e syrit, dhe në ditën e dytë ka një gjëndër afër veshit që i dhemb. Ka edhe temperaturë sidomos tek fëmijët kemi parë”, shprehet Nora Burda, okuliste.

Virusi ka një periudhe inkubacioni prej 14 ditësh, me pas shenjat bëhen te dukshme.

“Është epidemi. Ne kemi 3 muaj qe po e trumbetojmë me force. Kemi edhe familje te tera me 6 apo 5 anëtarë te prekur. Kemi nga 10-15 veta çdo ditë”, thotë Nora Burda, okuliste.

Gripi i syrit është nga sëmundjet me ngjitëse qe ekzistojnë.

“Përhapet me anë te ajrit, me anë të duarve të palara. Në ujë, pishina ose det përhapet masivisht. Nuk duhet te futen njerëzit e prekur. Ne kolektiva qe punojnë me sende te përbashkëta, ne kopësht e çerdhe”, sqaron Nora Burda, okuliste.

Virusi jep komplikacione nëse nuk mjekohet menjëherë. Ajo zgjat 2 3 jave, por ka edhe raste qe shkon deri ne 1 muaj e gjysmë.

“Larja e duarve është masa parandaluese kryesore. Dëmton xhamin e syrit deri ne dëmtime te pariparueshme. Për këtë arsye njerëzit duhet te shkojnë tek mjeku qe ditën e pare apo te dyte te shenjave”, thotë Nora Burda, okuliste.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Për shkak të terrenit malor, mësohet se ka patur vështirësi nga forcat zjarrfikëse për izolimin e vatrës së zjarrit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes

Postuar: 23/08/2019 - 20:19

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e c

Postuar: 23/08/2019 - 19:39

Shumë vatra zjarri janë regjistruar në territorin shqiptar në këto ditë të nxehta, duke shkaktuar

Postuar: 23/08/2019 - 18:15

Tetë afganë janë ndaluar nga policia kufitare në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme

Postuar: 23/08/2019 - 18:03

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të sht

Postuar: 23/08/2019 - 17:48

Një 26-vjeçar, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me n