BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Aktualitet

‘Po përgatitemi për më të keqen’, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve del me paralajmërimin e fortë

‘Po përgatitemi për më të keqen’, kryetarja e

Me rritjen e numrit e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, rritet edhe shqetësimi se sa janë kapacitetet e sistemit shëndetësor në përballimin e situatës.

 Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli iu bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat, me qëllim që të mos çojmë vendin drejt situatës së kolapsimit të sistemit shëndetësor.

‘Gjithë objektivi jonë është shmangia e ndonjë skenari kolapsimi. Mbi bazën e një shmagieje të tillë është ndërtuar gjithë strategjia jonë që nga fillimi i pandemisë. Njerëzit u shqetësuan për mbylljen që u bë në Mars. Po të mos ishte bërë ajo mbyllje, po të kishim pasur këto numra që në mars, sistemi jonë shëndetëor që nuk është i përgatitur për një pandemi që ndodh 1 herë në 100 vjet, ashtu siç nuk është i përgatitur në vendet e tjera të botës, natyrisht që do të kishim pësuar edhe ne të njëjtin fat si Italia.

Mbyllja në atë kohë na dha ne kohë që të përgatisnim sistemin tonë shëndetësor në përballimin e mëtejshëm të situatës. Askush nuk mund të parashikojë se sa do të shkojnë numrat dhe ky sistem shëndetësor që ne kemi ngritur do të mbajë. Por duke parë tendencat në rritje, jemi të bindur që po të zbatohen masat, me siguri që do të shmangim skenaret e kolapsimit.”-tha zv.ministrja.

Më tej ajo tregon se Ekspertët Teknikë, Ministria dhe gjithë instancat e tjera janë parapërgatitur për më të keqen.

“Tashmë janë shtuar ekipet e epidemiologëve që marrin testimet. Janë shtuar stafet nëpër spitale, qoftë në atë COVID-1 apo COVID-2, është gati stafi për spitalin COVID-3. Kemi bërë të gjitha planet tona nëse do duhet të përdorim edhe spitalin COVID-4. Kemi filluar me trajnime të stafit spitalor dhe sistemit parësor në të gjithë vendin. Ne e kemi thënë edhe herë të tjera, nëse në Tiranë do të mbushen kapacitetet, që shpresojmë të mos ndodhë, atëherë do të kalojmë me futjen në skenarë edhe të spitaleve rajonalë.”-shtoi ajo.

Më të lexuarat