BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Aktualitet

“Po priste radhën për djathë”, pedagogia e njohur shqiptare tregon si e fotografoi kancelaren Angela Merkel në një supermarket (VIDEO)

“Po priste radhën për djathë”, pedagogia e njohur

Pedagogia Jonila Godole tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ një moment kur e ka parë para disa vitesh Angela Merkel në një supermarket duke blerë djathë. Sipas saj, Merkel po priste në radhë si të gjithë të tjerët dhe ajo me thjeshtësinë e saj, bënte pazarin e saj të përjavshëm në atë supermarket.

“Përpara pandemisë është një foto që e kam bërë unë në fakt që shumë media e kanë qarkulluar si të tyren, unë isha duke pritur të më vinte ora e avionit, isha ulur në një supermarket dhe po prisja, shoh një dhe them sa i ngjaka Merkelit kjo dhe i bëj foto. Shoh që të gjithë njerëzit po rrinin në radhë dhe ajo po rrinte tek radha e djathit, po blinte djathë.

E kishte afër shtëpisë dhe aty ishte vendi ku ajo një herë në javë shkonte blinte djathin dhe bukën. Unë thjesht i bëra një foto sepse thashë që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme, ishte me një xhaketë të kuqe. Po kërkoja por nuk pashë asnjë roje, por kur e pashë me vëmendje e kuptova që ishte ajo. Asnjë nuk i tha futu pa radhë, më bëri shumë përshtypje, shitësja nuk lëvizi asnjë gjë kur erdhi ajo aty, unë e filmova dhe e fotografova dhe e kam postuar para disa vitesh në Instagram.

I mori gjërat, vajti në dy-tre pika, bleu gjërat që donte dhe thjesht u largua. U përpoqa të futesha, të ecja pas shkallëve për të parë ku janë ata që e shoqërojnë. Ata aty duhet të ishin, por me siguri ishin veshur civilë”, është shprehur Jonila Godole.

 

Më të lexuarat