BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Po rrezikohet të ngrihet një mega-polici nën petkun e luftës ndaj krimit”, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e errëta mbi ‘Përgjimet’: Olsjan Çela ka dalë kundër!

“Po rrezikohet të ngrihet një mega-polici nën petkun e

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar pr.ligjin për ‘Përgjimet’ dhe bën të ditur se në nenin 35 të tij parashikohet që në ambiente publike, policia mund të përgjojë pa marrë autorizimin e një prokurori.

“Lajmi zë fill kur kryeprokurori Olsjan Çela vendosi të dalë kundër qeverisë për këtë pr/ligj duke arsyetuar se cënon liritë dhe të drejtat e individit. Qeveria po tenton t’i japë dorë të lirë policisë që të kryejë përgjime në ambiente të hapura dhe brenda transportit publik pa marrë autiorizimin e prokurorit. Sipas Çelës kjo bie ndesh me Kushtetutën, cënon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut”,- sqaroi Lala.

Gazetarja tha se policia justifikohet me faktin se duhen bërë përgjigje parandaluese për të luftuar krimin.

Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se ka rrezik që të keqpërdoren përgjimet ndaj njerëzve të zakonshëm, mund të përdoren si shantazh nga ana e disa policëve.

Sipas Lalës, “Çështja e përgjimeve është e rregulluar, duhet autorizim i prokurorit, mund ta vendosë edhe oficeri por duhet të lajmërojë menjëherë prokurorin. Ky ligj bie ndesh me Kodin e Procedurës Penale dhe me Kushtetutën. Ka vende si Amerika që e praktikojnë këtë gjë, por ne kemi një polici problematike. I kemi pasur të lidhur me trafikant droge apo kishin lidhje me kriminelë. Një punonjës policie që bashkëpunon me trafikantet nuk mendoni që do ketë dorë të lirë të favorizojë atë grup kriminal në lidhje me kundërshtarët e tij?”.

Gazetarja shtoi se është e vërtetë që neni për përgjimet duhet të rregullohet, por duhen gjetur mekanizmat e duhura që policia të kontrollohet nga një komision i posacëm.

“SPAK ka mendim që në njërin nga nenet të përcaktohet një mekanizëm kontrolli, një komision në varësi të Parlamentit që kontrollon punën e policisë. Ka pasur zëra kundër edhe nga mazhoranca. Qefalia ka qenë kundër, ka deklaruar në komision se po merren atributet e prokurorisë. Nuk ka asgjë të keqe të bëjnë përgjime nëse merren mekanizmat e duhura. Por aty flitet për komitet, komiteti është këshillimor, duhet komision që t’i kontrollojë, por jo të jetë në dorë të ministrit të Brendshëm. Neni për përgjimet ka nevojë të rregullohet se krimi po gjen shtigje dhe po përparon në shumë drejtime por problem është që ky pr/ligj të mendohet dhe konsultohet. S’mund të themi që nën petkun e luftës ndaj krimit të krijojmë një mega-polici dhe një shtet policor”,- sqaroi Lala për News24.