BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Po trafikonin kanabis nga Vlora drejt Shkodrës, pranga 4 personave, grupi i trafikantëve nën vëzhgim prej dy muajsh

Po trafikonin kanabis nga Vlora drejt Shkodrës, pranga 4 personave, grupi i

Një rast i trafikut kombëtar është goditur dje nga policia. Uniformat blu të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Vlorës kanë goditur një grup trafikantësh të cilët po transportonin një sasi hashashi nga qyteti bregdetar në drejtim të Shkodrës. Në prangat e uniformave blu përfunduan shtetasit me inicialet K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër. Këta persona ishin të ndarë në tre automjete, ku dy prej tyre kontrollonin rrugën dhe një automjet tip BMW ishte duke transportuar drogën. Në momentin e ndërhyrjes policia sekuestroi 95 kg kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. Këta persona mbaheshin në vëzhgim prej gati dy muajsh nga policia. Burime bëjnë me dije se të arrestuarit kishin transportuar të paktën edhe dy herë të tjera drogë drejt qytetit verior. Operacioni i djeshëm u ndërmor pas sinjalizimit që policia siguroi në rrugë operative se këta persona ishin duke transportuar lëndën narkotike. Në operacionin për arrestimin e tyre morën pjesë forca të FNSH-së Lezhë dhe Shkodër. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni

Operacioni i koduar “Gjadri”, u finalizua me sukses ditën e djeshme nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Policia sekuestroi 95 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro dhe bëri të mundur arrestimin e katër personave. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Vlora në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Gjadri”. Gjatë operacioni u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën narkotike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D.. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën. Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Më të lexuarat