Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po trafikonte 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe tritol, zbulohet emri i kosovarit të arrestuar dje në Elbasan

Postuar: 14/08/2019 - 16:23

 Ky është 51 vjeçari kosovar Ylber  Ademi, i cili një ditë më parë u kap nga policia teksa po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT. 

Ademi u prangos në aksin Elbasan – Peqin dhe sipas policisë, armët e tritoli që ai po ptansportonte ishin me origjinë nga Serbia, të cilat i kalonte nëpërmjet Kosovës dhe me destinacion final Shqipërinë.

Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit. Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip 'Benz' të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot. 

Por sipas informacioneve të Policisë, ky nuk ka qenë rasti i parë që Ylber Ademi ka trafikuar armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 18:21

Burime nga Policia Rrugore e Tiranës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht 42 drejtues mjetesh, ndërkohë që janë pezulluar 223 leje drejtimi.

Postuar: 18/11/2019 - 18:03

Një këmbësor 60 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një makinë në&nb

Postuar: 18/11/2019 - 17:48

Analisti Afrim Krasniqi  e ka quajtur përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës  një k

Postuar: 18/11/2019 - 17:32

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit për grabitjen e 9 prillit 2

Postuar: 18/11/2019 - 17:13

Një grup shqiptarësh në Itali kanë përdorur një teknikë mashtrimi për të fshehur në kavanoza qelq

Postuar: 18/11/2019 - 16:44

Gara për pozicionin e kryeprokurorit të Shqipërisë është hapur dhe lista me kandidatët do të dërg