Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po transportonin heroinë në Mal të Zi, Policia kap drogën, trafikantët arratisen

Postuar: 17/07/2017 - 12:47

Operacion i koduar “Bukoviç” në Shkoder u finalizua me sekuestrimin e 4 kilogramë e 124 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe me kapjen e 32 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Policia e Shkodres ben me dije se ka shpallur në kërkim dy shtetas që transportonin lëndën narkotike.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, që patrullojnë në vijën e gjelbër është marrë informacion në rrugë operative se në vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150m larg kufirit të gjelbër, dy shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Dy shtetasit që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së Policisë.

Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë Cannabis Sativa.

Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese plastmasi me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Po vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 19:54

Maturantët me rezultate të larta të cilët do të zgjedhin të studiojnë në një nga Fakultetet e Edukimit, do tu mbulohen tarifat e studimit nga Ministria e Arsimit.Qëllimi sipas Nikollës është rritja e cilësisë së mësuesve.

Postuar: 16/01/2018 - 19:30

Ministria e Punëve të Brendshme reagoi pas akuzave të Partisë Demokratike se efektivi i policisë që bënte pazare për shitje kokaine u arratis si shumë drejtues të tjerë të unifo

Postuar: 16/01/2018 - 18:42

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë grabitur shtëpi në malet e krahinave të Reggio Emilias dhe Modena-s, në mënyrë sistematike për disa muaj

Postuar: 16/01/2018 - 18:30

Prej vitesh sëmundja e fruthit nuk ishte parë më në Shqipëri por vetëm ditën e djeshme u raportua për “rikthimin” kësaj sëmundje në 11 fëmijë të vegjël, tashmë të sh

Postuar: 16/01/2018 - 18:21

Vrasja e Emiljano Boçit pranë ish-parkut të autobuzave në Tiranës, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Postuar: 16/01/2018 - 17:46

Ky 17 janar shënon 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e l

Postuar: 16/01/2018 - 17:27

Këto janë pamjet e grabitjes së ndodhur një ditë më parë në sportelet e Hipotekës së Tiranë.