BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Aktualitet

Policia aksion antidrogë te “Varri i Bamit”, makina u ikën nga duart efektivëve, të rinjtë kapen më pas me 1.2 kg kokainë

Policia aksion antidrogë te “Varri i Bamit”, makina u ikën

Forcat operacionale kanë zhvilluar dje një aksioni antidrogë në zonën “Varri i Bamit”. Operacioni ka ardhur si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në këtë zonë kanë qarkulluar disa persona, të cilët ishin shpërndarës të lëndëve narkotike me doza. Këta të fundit ishin të cilësuar si “të fortët e lagjes”. Gjatë operacionit, u konstatua nga agjentët e operacionales një mjet tip “Mercedes Benz”. Drejtuesit të mjetit, përkatësisht shtetasit me iniciale A. G., i është kërkuar të ndalojë dhe të hapë derën. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe pak momente më vonë, makina është nisur me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e njërit prej efektivëve. Efektivët i janë vënë në ndjekje të arratisurit dhe vetëm pas disa minutash, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit, ky i fundit është shoqëruar në komisariat, së bashku me 3 persona të tjerë. Personi i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", dhe nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një automjeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka sekuestruar makinën e shtetasit A. G. “Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë”, ka njoftuar policia.

Policia përplaset me gazetarin

Ndërkohë pas operacionit, pati një debat midis efektivëve dhe një gazetari, i cili po filmonte në afërsi. Bëhet fjalë për gazetarin Ergys Gjençaj, të cilit i është marrë me dhunë celulari nga dora dhe më pas, e kanë shtrirë përtokë. Për këtë ngjarje, ka reaguar Prokuroria e Tiranës, sipas së cilës ka nisur e po kryen hetimet në bashkëpunim me SHÇBA-në, për të verifikuar më tej incidentin e ndodhur midis gazetarit dhe efektivëve që kryen veprime të tilla. Për këta të fundit, do të kryhen hetime të tjera për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre. “Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z. Ergys Gjençaj”, njofton policia.

Më të lexuarat