BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Aktualitet

Policia aksion 'blic', arreston në flagrancë 4 persona orët e fundit. Zbardhen informacionet e para

Policia aksion 'blic', arreston në flagrancë 4 persona

Arrestohen katër persona nga Policia e Tiranës në orët e fundit për akuza të ndryshme.

Një 20-vjeçar me iniciale I.SH për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. Xh., 47 vjeç, pasi, në rrugën ”Siri Kodra”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 32 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 53 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.