BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Aktualitet

Policia arreston 3 persona në Gjirokastër, kishin marrë peng me kallashnikov një 34-vjeçar, mes tyre edhe një grua (EMRAT)

Policia arreston 3 persona në Gjirokastër, kishin marrë peng me

Ditën e sotme në Gjirokastër, policia ka arritur të vërë në pranga tre persona, pasi kanë mbajtur peng dhe kanë kërcënuar me armë një 34-vjeçar.

Të arrestuar janë Myrteza Domi, Denisa Karagjozi, Enea Taho, hetohet në gjendje të lirë 14-vjeçari.

Njoftimi i plotë:

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34-vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe  një mjet mprehës (thikë)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe  falë veprimeve  të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit "Kalaja", ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

•M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë  një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin nën kërcënimin e armës  i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë. 

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat