BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

“Policia arrestoi gazetarin teksa po raportonte”, Artan Hoxha publikon videon dhe pasqyron ngjarjen që po trondit opinion botëror

“Policia arrestoi gazetarin teksa po raportonte”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka pasqyruar gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet qyteti i Minesotas pas shpërthimit të protestave të dhunshme.

Shkak i këtyre protestave u bë vdekja e një shtetasi afrikano-amerikan. Personi ishte nën pranga dhe një polic i bardhë i kishte vënë gjurin në qafë, ndërsa ai thërriste se nuk po mbushej dot me frymë.

Hoxha shkruan se gjatë protestave ku u dogjën edhe disa objekte u arrestua edhe një gazetar i CNN, një producent dhe gjithashtu edhe një fotograf. Hoxha teksa ka publikua edhe një video shpjegon me detaje se çfarë ka ndodhur dhe reagimin që bëri televizionin CNN.

Postimi i plotë:

Minneapolis, USA...

Policia e shtetit Minesota, arrestoi korrespodentin e CNN, Omar Jimenez, producentin dhe fotoreporterin e tij, ndërsa gazetari po raportonte pranë një zone ku ishte departamenti i policisë së qytetit, që protestuesit e kishin djegur dhe oficerët e kishin braktisur gjatë natës. Një bllok më tutje po digjej një ndërtesë tjetër katërkatëshe, që ishte restorant.

Gazetari e kishte badge-in e CNN-it, kur po raportonte, duke e identifikuar veten si reporter.

Ai i tha policisë se bashkë me ekipin e tij, do të shkonin kudo ku kishin nevojë për ta. Pastaj një oficer i kapi krahun ndërsa Jimenez fliste dhe i vuri prangat. Policia tha se ekipi i CNN është arrestuar sepse nuk është larguar nga vendi kur i bënë thirrje të largohej. Pasi u arrestua fotoreporteri i CNN, kamera e tij u vendos në tokë dhe vazhdoi të transmetojë live momentin e transmetimit.

CNN shkruan se, në zonë ishte dhe një gazetar i bardhë, por ai nuk u arrestua. Pas pak minutash në komisariat ata u lanë sërish të lirë, sipas konfirmimit të kolegëve të tyre në Twitter.

Rrjeti televiziv postoi pamje të korrespondentit Omar Jimenez që fliste qetësisht me policinë, e cila ishte e armatosur me shkopinj gome dhe helmeta, dhe më pas shoqërohet me pranga në duar.

Guvernatori i Minesotës ndërkohë i kërkoi ndjesë rrjetit. CNN kishte lëshuar më herët një deklaratë në të cilën dënonte sjelljen e policisë duke thënë se arrestimi i reporterit dhe ekipit të tij, pavarësisht se ishin identifikuar, është një dhunim i hapur i amendamentit të parë të kushtetutës. Jimenez ndodhej në qytet ndërsa po mbulonte natën e tretë radhazi të zemërimit të shkaktuar nga vdekja e George Floyd, pasi ai ishte arrestuar me dyshimin se po përdorte kartëmonedha të falsifikuara.

Një video e marrë nga një kalimtar, tregonte oficerin e policisë që i vendoste gjurin në qafë atij ndërsa e kishte shtrirë më parë në tokë. Në një moment, Floyd dëgjohet të thotë se nuk mund të merrte dot frymë.