BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Policia bën namin gjatë natës në Tiranë, arrestohen 2 shoferë, e pësojnë keq 22 të tjerë (VIDEO)

Policia bën namin gjatë natës në Tiranë, arrestohen 2

Shpejtësia, alkooli dhe manovrat e rrezikshme në rrugë shfaqen më së shumti në fundjavë nga shoferë të papërgjegjshëm, nxitur edhe nga fakti që janë nën efektin e alkoolit si pasojë e të festuarit deri në orët e vona nëpër clube.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe inter-urbane me risk për ngjarje rrugore.

Njoftimi i policisë:

Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme ne rruge, mos rregullimi i shpejtesise mbeten sfidat e rrugoreve te kryeqytetit pergjate fundjaves.

Edhe sot si cdo fundjave tjeter, kane vijuar kontrollet parandaluese me sherbime te shtuara, me radar dhe drager ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane me rrisk per ngjarje rrugore

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjeret, me shpejtesi qe variojne nga 141 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme per te shkaktuar tragjedi ne rruge, ne rast aksidenti rrugore.

Nga verifikimet ne terren, deri ne keto momente jane pezulluar 16 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara, 6 te tjera per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur

Nderkohe kontrollet po vijojne ne zona dhe rruge te ndryshme te kryeqytetit, me qellim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurise ne rruge, me efektive te uniformuar dhe civile duke perdorur te gjitha pajisjet speciale te nevojshme ne funksion te dokumentimit dhe verifikimit te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugore qe behen shkak per ngjarje rrugore.

Fotografo dhe dërgo në adresë të komisariatit dixhital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.