Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia e Dibrës arreston 20-vjeçarin me kokainë, e kishte bërë gati për shitje

Postuar: 22/06/2018 - 09:52

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine të cilën do ta shiste në doza. Sipas të dhënave zyrtare, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 14:23

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin, në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderë.

Postuar: 20/02/2019 - 13:55

Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi kaloi me sukses vettingun, ka ndë

Postuar: 20/02/2019 - 13:44

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sot që të zgjasë edhe me 3 muaj hetimet për ish-drejtor

Postuar: 20/02/2019 - 13:12

Një shqiptar dhe dy të arrestuar të tjerë kanë arritur të arratisen nga makina e policisë. 

Postuar: 20/02/2019 - 12:42

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të qyt

Postuar: 20/02/2019 - 12:37

Një grup njerëzish dolën dje në rrugë në Lezhë, për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi R

Postuar: 20/02/2019 - 12:19

Një shpërthim  i fuqishëm raportohet në Elbasan.