BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Aktualitet

Policia gjen laborator droge në shtëpinë e çiftit shqiptar dhe mijëra euro të fshehura, kishte probleme me drejtësinë, arrestohet 33-vjeçari dhe gruaja e tij shtatzënë

Një çift shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në banesën e tyre u gjetën pajisje që shërbenin për tregtimin e drogës. Gruaja 28-vjeçe u la në arrest shtëpiak pasi ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa 34-vjeçari përfundoi në burgun e qytetit.

Sipas mediave italiane, karabinierët, me anë të një mobilizimi të shpejtë, pas informacioneve se në banesën e çiftit shqiptar kishte pajisje për tregtinë e lëndëve narkotike, kanë bërë një kontroll në shtëpinë e tyre dhe gjetën laboratorë e para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme në banesë, ndërsa burri ishte emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët kishte pasur probleme të theksuara me drejtësinë.

Paratë u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të sistemuara mirë, në atë mënyrë që të ishte vështirë t’i gjeje.