Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia jep detaje/ Kush është 33-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shkodër?

Postuar: 23/09/2018 - 22:47

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i ndodhur rreth orës 20:45 mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Mjedë ku një makinë u përplas me motor.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur rreth orës 20:45 mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Mjedë ku një makinë u përplas me motor, duke shkaktur vdekjen e drejtuesit të motorit.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit është një 17-vjeçar me iniciale S. Gj i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka goditur 33-vjeçarin Emirjan Kacoli i cili kishte ndaluar me motorin e tij në një market.

Njoftimi I policisë:

Shkodër

Informacion Paraprak

Me datë 23.09.2018, ora 20.40 jemi njoftuar se në vendin quajtur Kaçë, Vau i Dejës ka ndodhur aksident rrugor ku janë përplasur një mjet tip Benz me targë SH3675E, me një motorcikletë tip Yamaha ku për pasojë drejtuesi, shtetasi E. K. 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, shtetasi S. Gj. 17 vjeç, është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkoder për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 22:48

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën e rëndë në vend. Dy ditë para protestës Hoxha tha se nëse nuk ka një ndërhyrje nga ndërkombëtarët nesër mund  të shkojë në viktima.

Postuar: 19/06/2019 - 22:25

Përgjimi numër 8 është një bisedë e përgjuar mes Imer Lalës dhe një personi që Bild i shkruan vet

Postuar: 19/06/2019 - 22:13

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se situata në vend ka agravuar dhe duhet parandaluar sa më shpejt n

Postuar: 19/06/2019 - 21:51

Imer Lala bisedë me një të panjohur

Imer Lala: Hej Ardi,

Postuar: 19/06/2019 - 21:47

Lidhur me përgjimet e publikuara për shitblerjen e votave, Artan Hoxha deklaroi se ato janë të re

Postuar: 19/06/2019 - 21:39

Policia e Shtetit jep informacion rreth tensioneve gjatë ditës së sotme ku janë sulmuar 14 KZAZ