Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë
x

Aktualitet

“Policia më paska bërë një nder të madh”, i doli emri në listën e të shumëkërkuarve, reagon Dritan Zagani dhe nuk lë gjë pa thënë: Po Interpoli ça pati?! Gjenerali pa grada ...!

“Policia më paska bërë një nder të madh”, i

Drejtoria e Policisë së Vlorës publikoi sot listën e personave të shpallur në kërkim, ku mes tyre bie në sy edhe emri i Dritan Zaganit.

Ish-shefi i sektorit të antidrogës në Fier, i cili tashmë është në azil, ka reaguar duke e ironizuar këtë fakt, dhe madje e vë theksin që policia i paska bërë një nder duke e vënë në listën e ‘trimave’ të Vlorës.

 “Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë…

Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!

P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua….. eee , ka ndonjë nga këta polica të SQUT me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj”, shkruan Zagani në Facebook.

“Policia më paska bërë një nder të madh”, i