BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Aktualitet

Policia në sulm për zhdukjen e drogës nga vendi, asgjëson 1308 rrënjë hashashi në Tepelenë e Berat, në pranga 2 persona

Policia në sulm për zhdukjen e drogës nga vendi, asgjëson
Një tjetër operacion antikanabis është kryer këtë mesditë në qytetin e Beratit. Policia ka asgjësuar prej këtu 308 rrënjë kanabis.
 
Mësohet se hashashi është gjetur në fshatin Levan, komuna Sinjë, dhe arrinte një lartësi 30-90 cm.
 
Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasit Mehmet dhe Avdyl Osmenaj, të cilët dyshohet se janë kultivuesit e lëndës narkotike.
 
Asgjësohen 1000 rrënjë droge në Tepelenë të kultivuara në dy parcela, në kërkim autorët
 
Policia e Tepelenës ka asgjësuar ditën e sotme 1000 rrënjë kanabis sativa, të kultivuara në dy parcela.
 
Droga është sekuestruar në zonën e Kurveleshit, në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit, në përroin që vjen nga malet e Golemit.
 
Ndërkohë, është bërë me dije se bimët e hashashit arrinin lartësinë prej 20 deri në 60 centimetra. Ndërsa, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur kultivuesit.