
“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Policia nis aksionin, verifikon 200 mjete lundruese: Kushte të reja të vendbazimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Gusht 2022

Policia e Shtetit njofton se ka nisur një operacion në të gjithë vijën bregdetare për verifikimin e mjeteve lundruese. Mësohet se në 4 ditë janë shoqëruar 200 mjete për verifikim dokumentacioni dhe bëhet me dije se në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).
Prej disa ditësh vijon operacioni në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Gjatë 4 ditëve të operacionit, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.
Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.
Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.
Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.
Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).
Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.
Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.
Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.
Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.
Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare.
Më të lexuarat


Publikohet harta, këto janë emrat më të përhapura për vajza në qytetet shqiptare pas viteve ‘90

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

“Nuk e kuptoj çfarë e kanë këtë mani”/ Aida Shtino shpërthen e revoltuar dhe ‘shigjeton’ personazhet e njohur shqiptarë: More aman ngelët duke...

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

“Tani që jam me pushime kam kohë të lexojë lajme dhe...”/ Nuk kishte ndodhur më parë, Ardit Gjebrea tregon çfarë i ka tërhequr vëmendjen dhe del me mesazhin e fortë: Nga se keni frikë?

Plas grushti mes çiftit në Elbasan, gruaja rreh bashkëjetuesin, ndërhyn me urgjencë policia dhe i vë të dy në pranga (DETAJE)

"E pabesueshme"/ Ylli Manjani shpërthen i revoltuar dhe ka një thirrje urgjente për Policinë: Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!

Ngjarje e rëndë/ Gjendet i mbytur një 50-vjeçar në Tiranë, policia zbardh detajet e para

“Betejë e ashpër”/ Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe jep mesazhin e koduar: Për çdo...

“A ju thotë gjë emri i kësaj qytetarje?”, PD-ja publikon fakte të reja për aferën më të madhe dhe lëshon thirrjen urgjente: SPAK i di përgjigjet. Ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot
