BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Aktualitet

Policia nxjerr pamjet e aksionit në Tiranë-Elbasan, ç'ndodhi gjatë natës në këtë aks, ja kush e pëson keq

Policia nxjerr pamjet e aksionit në Tiranë-Elbasan,

Kontrolle të shumta në rrugë nga Policia për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë natës, policia është vendosur në një prej akseve problematike në kryeqytet, atij Tiranë-Elbasan, prej ku ka kontrolluar drejtuesit e mjeteve që udhetonin në këtë rrugë dhe ka ndëshkuar shumë syresh për shpejtësi të madhe dhe mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën Tirane-Elbasan, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Monitorim, për parandalimin e aksidenteve rrugore

167 km/h, në Sauk-Teg.

Vijon kontrolli me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar  9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj.

Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l

Mos nxitoni për të arritur fundin, apo, shpejtësia vret jetë.

Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe polici

#MosPerdorgjate drejtimit te 
#RespektoKufizimeteShpejtesise