Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia nxjerr videon e të ‘fortëve’: Si u arrestuan dy të rinjtë, njëri qëlloi me armë, kurse tjetri…

Postuar: 20/04/2019 - 14:43

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy të rinjve në Shkodër. Policia njofton se ka vënë në pranga një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që në Malësinë e Madhe u arrestua një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë.

arme

Njoftimi 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen “Salo Halili”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.
Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:15

Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç.  Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drej

Postuar: 24/08/2019 - 22:46

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç.

Postuar: 24/08/2019 - 21:24

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në katin e 13-të një pallati te Rruga e Burgut.

Postuar: 24/08/2019 - 20:51

Një turist çek është rrëzuar rreth orës 19:00 të pasdites së sotme teksa po udhëtonte me motor ba

Postuar: 24/08/2019 - 20:33

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motor rrugën malore mbi fshatin Rinas

Postuar: 24/08/2019 - 19:59

Policia greke ka arrestuar mbrëmë katër shqiptarë të cilët rrëmbyen bashkëkombësin e tyre 31 vjeç