BREAKING NEWS

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në telefonat android

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në
x

Aktualitet

Policia paralajmëron shoferët në Kukës: Hiqni ose do të gjobiteni

Policia paralajmëron shoferët në Kukës: Hiqni ose do të

Në kuadër të masave ligjore “për ndalimin e automjeteve me xhama të zinj”, ligj i hyrë në fuqi nga data 7 janar 2019, Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit ka ndërmarrë një plan -masash për kontrollin dhe ndalimin e drejtuesve të këtyre automjeteve.

Policia e Kukësit ka vijuar gjatë ditës së sotme aksionin përmes postblloqeve të ngritura në qytet.

Sipas policisë të vetmet makina të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ato që kanë me prodhim original xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar. Policia Rrugore e Kukesit ka paralajmeruar  te gjithë drejtuesit e mjeteve që ti heqin xhamat e zinj ose ne te kundert do marrim masa administrative me gjobe nga 5000-20.000 leke.