Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia Rrugore, ja mënyra që ka zgjedhur për sensibilizim kundër alkoolit

Postuar: 14/06/2018 - 18:33

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivët e policisë së Tiranës u kanë shpërndarë drejtuesve të automjeteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, broshura sensibilizuese me qëllim përcjelljen e mesazheve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmeti gjatë një prononcimi është shprehur:

“Përveç masave represive që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka ndërmarrë gjatë gjithë kohës, sidomos fundjavave për ndëshkimin e atyre kundravajtjeve që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e shtetasve, siç është përdorimi i alkoolit ose ecja me shpejtësi, gjatë gjithë ditës së sotme është zhvilluar edhe një fushatë sensibilizuese me drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për ata që janë drejtues mjetesh, banorë të Republikës të Shqipërisë, por edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera për të kryer pushimet.

Në lidhje me sensibilizimin dhe me parandalimin e ngjarjeve rrugore, janë shpërndarë fletëpalosje në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore, jo vetëm Policia Rrugore, për një sensibilizim më të qartë të drejtuesve të mjeteve gjatë sezonit turistik. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, për shkak të këtyre masave represive të marra gjatë gjithë kohës, ka bërë të mundur uljen e një numri të konsiderueshëm të ngjarjeve rrugore me pasojë jetën e shtetasve, por edhe atyre me dëme materiale”. Thuaji JO alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, për një udhëtim sa më të sigurt.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 15:05

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit u shpreh se ishte gati që për të zgjidhur këtë situatë të jepte dorëheqjen.

Postuar: 24/05/2019 - 14:42

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, zbulohet urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të p

Postuar: 24/05/2019 - 13:59

Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e ka lëshuar gjjuhën keq ndaj

Postuar: 24/05/2019 - 13:18

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 193.23 kg produkte të skeduara për asgjësim  dhe gjob

Postuar: 24/05/2019 - 13:11

Një djalë 4-vjeçar shqiptar është zhdukur në Zvicër.