BREAKING NEWS

Shkërmoqet LSI, 140 anëtarë kalojnë me PS! Monika Kryemadhi merr goditjen “e fortë” para zgjedhjeve

Shkërmoqet LSI, 140 anëtarë kalojnë me PS! Monika Kryemadhi
x

Aktualitet

“Policia ta gjejë kush me vrau. Xhulio ishte i fejuar”/ Babai i efektivit që u ekzekutua rrëfehet i tronditur dhe hedh dritë mbi pistën kryesore, tregon konfliktin që djali kishte dhe arsyen e trasferimit

“Policia ta gjejë kush me vrau. Xhulio ishte i fejuar”/ Babai

Babai i Xhulio Prela, 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush nuk ka asnjë të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë djalin e tij, ndërsa nuk lë pa përmendur dhe disa probleme, apo presione që i riu ka pasur në punën e tij.

Martin Prela kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë. Në një intervistë për News24, ai hedh dritë mbi një konflikt të djalit para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.

Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,– shprehet babai i Xhuljo Prelës.

Më të lexuarat