BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Policia zbardh terrorin e maskave në një lokal në Lezhë, mes 3 të armatosurve edhe Ramazan Rraja, shpallet në kërkim nga policia

Policia zbardh terrorin e maskave në një lokal në Lezhë, mes

Policia ka zbardhur ngjarjen e 13 nëntorit të ndodhur në Lezhë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një lokal të fshatit Zejmen të Lezhës dhe u kanë kërkuar personave të pranishëm kartat e identitetit, ngjarje e cila u zbulua disa ditë pasi kishte ndodhur nga policia, pas publikimit të videove në rrjetet sociale. Ditën e djeshme pas provave të grumbulluara, policia ka bërë të mundur identifikimin e tre personave të armatosur. Mes tre personave të armatosur dyshohet se ka qenë dhe nipi i deputetit Rahman Rraja, 28-vjeçari Ramazan Rraja. Dy personat e tjerë kanë qenë R.Brahimi 29 vjeç dhe A.Dobrozi 31 vjeç. Të tre këta persona, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar nga vendi, janë shpallur në kërkim nga policia. “Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të armatosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit”, njoftoi policia. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se tre shtetasit e shpallur në kërkim kanë shkuar të armatosur në lokal për shkak të një konflikti të ndodhur më parë. Konflikt i ndodhur mes mikut të tre autorëve të dyshuar dhe kushëririt të pronarit të lokalit. “Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë. Personat e pranishëm në lokal momentin e ngjarjes janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Reagon Ramazan Rraja

Ramazan Rraja ka dhënë një deklarim për mediat ku nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje. Ai e ka quajtur një ngjarje të stisur nga autoritetet dhe ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në një sebep familjar. Rraja është treguar i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe pranon burgim të përjetshëm nëse ka prova ndaj tij nga autoritetet shqiptare. Ramazan Rraja tha se ndodhet në Dubai që nga gushti i këtij viti dhe hyrje daljet e tij nga Shqipëria mund të vërtetohen. “Natën e ngjarjes që flet policia, për të cilën më ka ngritur akuzë, kam qenë në shtëpinë time, kam video e foto për këtë, dhe prokuroria e policia e dinë shumë mirë, sepse më kanë thënë telefoni im është në përgjim. E kanë kollaj për ta zgjidhur këtë çështje”, u shpreh Rraja. 28-vjeçari ka mohuar njohjen me personat që ndodheshin në lokal ditën e ngjarjes.

Më të lexuarat