BREAKING NEWS

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e papritur

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e
x

Aktualitet

Politikani i njohur shqiptar 'thur' vargje për vajzën mjeke në Itali, mesazh rrëqethës: Dhe unë pres telefonatën, t'i dëgjoj zërin e t'më thotë 'Jam mirë babushi, po luftojmë'. Dhe unë pres...pres...pres...

Politikani i njohur shqiptar 'thur' vargje për vajzën mjeke

Italia është vendi më i goditur nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Me një bilanc tragjik prej më shumë se 9200 viktima deri më tani dhe mbi 90 mijë të infektuar. Italia duket e dorëzuar përballë kësaj pandemie, por jo vetëm, një ritëm të lartë sipas statistikave ka edhe në vende të tjera të botës.

Vajza e politikanit të njohur Namik Dokle ka ndarë publikisht historinë e vajzës së tij Manjolës, e cila është mjeke në Itali, në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, në shtetin fqinj që po pëson humbje të mëdha në jetë njerëzish. 

"Telefonata e mëngjesit

E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më
thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë!
Kujdesuni për njëri-tjetrin.” E pres edhe tani... Kanë kaluar
14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë
prej të cilëve në terapi intensive...Dhe unë pres...pres...pres..."

Vajza tjetër e tij, është mjekja gjinekologe Anika Dokle, por ish-deputeti ka zgjedhur të shkruajë disa radhë në rrjetin social Facebook, për vajzën që ka larg syze dhe që po përballet nga dita në ditë me rrezikun.

Më të lexuarat