BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Porositi dy vrasje të bujshme në Elbasan, zbardhen detajet si  ‘u fut në kurth’ Erion Alibej dhe u arrestua

Porositi dy vrasje të bujshme në Elbasan, zbardhen detajet si

Disa detaje të reja zbardhen në lidhje me prangosjen e Erion Alibej.Sipas burimeve në momentin që ndodhi vrasja e parë, ajo e Emiljano Ramazanit, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibejt.

Ai ndodhej në arrest shtëpie për një plagosje të kryer rreth 6 muaj me parë dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën e sigurisë apo e kishte thyer.

Po mësohet se në fakt policia ishte nisur me të tjera dyshime për kontrollin.Alibej është gjendur në banesë në ato momentet, pasi ishte nën arrest shtëpie.

Por nga ai moment, policia duket se e ka mbajtur nën kontroll për të gjitha lëvizjet.

Në zbardhjen e ngjarjes, ku ai tashmë akuzohet si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve, mund të kenë ndihmuar edhe dy të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Kujtojmë së para pak ditësh foli bashkëpunëtori i drejtësisë  Euglen Halili i cili u shpreh se u përfshi në dy ngjarjet pasi ia kërkoi shoku i tij Xhuljano Hoxha.