Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Porositi vrasjen e bashkëfshatarit 4 vite më parë, plagoset 39-vjeçari në Bulqizë, në kërkim autori

Postuar: 16/03/2019 - 07:26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e djeshme në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Çereneçit. Sipas policisë Blerim Skara, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri Mirdash Osmanin. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se Osmani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij. Polica e Dibrës nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen pasi sipas saj hetimet janë në vijim. I plagosuri është një emër i njohur për uniformat blu të Bulqizës. Katër vite më parë Osmani u arrestua në sajë të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit”, pasi akuzohej se kishte prenotuar vrasës me pagesë për eliminimin e një bashkëfshatari të tij. Mirdash Osmani u arrestua në vitin 2015, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal. Sipas uniformave blu ky shtetas dyshohej se më datë 10 nëntor 2014, i plagosuri i ditës së djeshme ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit Fatjon. A., 20 vjeç, vrasësit me pagesë Leonard Xhixha dhe Bujar Leza, nga Fushë-Kruja dhe shtetasi me inicialet V. C., të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë, Bulqizë. Nuk dihet ende se si Mirdash Osmani ka mundur t’ia hedhë drejtësisë me këtë vepër penale, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, kishte vendosur “Arrest me burg” për “Vrasje me paramendim” për të.

Porosia për vrasjen e bashkëfshatarit

Sipas burimeve të policisë mësohet se Mirdash Osmani e kishte porositur këtë vrasje, për arsye hakmarrjeje, pasi dyshohet që objektivi i atentatit, Fajton A., 20-vjeç, e kishte rrahur Osmanin për shkak të një konflikti që nisi për shitjen e një motorçiklete. “Nuk do ja fal kurrë që më rrahu” mësohet të jetë shprehur shpesh në fshat 33-vjeçari, duke hedhur dyshime se ai ka planifikuar edhe vrasjen. Burime nga policia thanë se Osmani, ishte njohur në burg disa kohë më parë me dy djemtë nga Fushë-Kruja dhe kishte lidhur miqësi. Sipas hetimit të policisë, dyshohet se ai iu ka kërkuar djemve nga Fushë- Kruja që të vrisnin bashkëfshatarin e tij kundrejt një shumë parash, ndërsa kishte pajtuar 21-vjeçarin V. C, që t’i priste ata në fshat dhe t’ju tregonte banesën apo lëvizjet e 20-vjeçarit. Xhixha dhe Leza kishin shkuar disa herë në Gjoricë të Bulqizёs ku ishin takuar me shtetasin V. C, i cili dyshohet se u ka treguar atyre shtëpinë e “objektivit” si dhe vendet që ai frekuentonte. Gjatë ditëve të fundit, porositësi Osmani, u largua jashtë shtetit me qëllim që në kohën kur të ndodhej ngjarja ta përdorte si alibi se nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi nuk ndodhej në Shqipëri. Ndërkohë, i riu me inicialet V. C., nga fshati Gjoricë, kishte si detyrë të priste dhe tu mësonte fshatin dy atentatorëve, më konkretisht banesën e “shënjestrës” apo edhe vendet që ai frekuentonte. Ai e ka bërë detyrën e tij duke shoqëruar në fshat Leonard Xhoxhën dhe Bujar Lezën por për ngjarjen që dyshohet se do të ndodhte ka folur tek bashkëfshatarët e tij. Burime nga policia thanë se 21-vjeçari kishte përhapur fjalë në fshat se Fatjon A, do të vritej nga dy djem të cilët vinin nga Fushë-Kruja me porosi të Mirdash Osmanit. Fjalët e tij kanë shkuar në “vesh” të efektivëve të policisë të cilët nisën menjëherë hetimet duke parandaluar edhe krimin. Mësohet se policia ka nisur verifikimin e fjalëve të V. C., dhe ka mësuar nga banorët se në fshatin e tyre ishin parë disa herë dy djem nga Fushë-Kruja. Policia ka marrë si të besueshme fjalët e përhapura nga 21-vjeçari dhe ka thelluar hetimet deri në parandalimin në kohë të atentatit.

Elvis Myrta

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 22:40

 Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion. Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: Ke pi nndonjë gotë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:47

 Gazetari dhe analisti Mentoi Kikia tha në "360 gradë" se Presidenti Ilir Meta mun

Postuar: 21/03/2019 - 21:37

 Ne media po qarkullon një lajm se Rama dhe Basha janë takuar në Vienë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:12

Një automjet tip benz është djegur në zonën e Kakarriqit në Balldren, Lezhë.

Postuar: 21/03/2019 - 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër.

Postuar: 21/03/2019 - 20:19

Ralf Gjoni u betua sot në Kuvendin e Shqipërisë pas pranimit të mandatit të deputetit, i cili u s

Postuar: 21/03/2019 - 19:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Velipojë.